📌Dita Botërore e Aftësisë së Kufizuar bëri së bashku 👭fëmijët e Qendrës Komunitare për fëmijët me aftësi ndryshe 👭👩🏻‍🦽🧑‍🦼, fëmijët e QKF Përmet, prindër dhe mësues.
♿️Në këtë ditë u bashkuan të githë për të dhuruar sa më shumë dashuri 💝dhe një ditë ndryshe për miqtë specialë. 🤗
🎼🎤Mes recitimeve, muzikës dhe 🎨🧑‍🎨ekspozitës së fëmijëve të kësaj Qendre, përcollën solidaritet, ndërgjegjësim dhe bashkëveprim ⛔️pa limite.
🗣️Aftësia e kufizuar nuk është thjesht çështje e shëndetit publik, ✋por e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë, ndaj ti largojmë barrierat dhe të jemi respektues në këtë diversitet. 🫂