📌Në periudhën e pyllëzimit, Bashkia Përmet në 🤝bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura (AdZM Gjirokastër), planifikuan të kontribuojnë për interesin tonë të përbashkët, natyrën.🌳♻️
👉Në kuadër edhe të 100 vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, AdZM së bashku me Sektorin Pyjor në Bashki, 🌱mbollën 100 fidanë arrë në zonën e Malit të Bardhë.
🗣Në këtë mënyrë, jo vetëm rehabilitohet zona, kujdesemi për natyrën duke i dhënë jetë asaj dhe shëndet vetes tonë.✅