Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020).
Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë pjesëmarrëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë, që të marrë pjesë aktive në vendim-marrje, dhe duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.
Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke forcuar transparencën në financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes vendore, si dhe të promovojë angazhimin civil dhe të rinisë në vendimmarrje dhe në zhvillimin e komunitetit.
Ai po implementohet në 10 bashki dhe një prej tyre është Bashkia Përmet.