Ka nisur puna për rehabilitimin e rezervuarit të Qilarishtit një burim jetik për vaditjen e 200 hektarëve tokë bujqësore.
Ky investim përfshin:

Pastrimin e rezervuarit nga mbetjet aluvionale

Riparimin e digës dhe sistemit të shkarkimit

Vënien në funksion të plotë të gjithë rrjetit të ujitjes

Rezervuari do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për fermerët e zonës, duke përmirësuar ndjeshëm prodhimin dhe ekonominë lokale.

Ujë për tokat, mbështetje për fermerët tanë