🔙Prej vitesh kanali ujitës i Piskovës kishte humbur funksionalitetin për shkak të mungesës së ndërhyrjeve për përmirësim.❌
📣Rritja e sipërfaqes ujitëse ishte synimi kryesor i projektit për “Rehabilitimin e sistemit të Ujitjes në fshatin Piskovë”. 💦
ℹ️Ky projekt ka nisur zbatimin prej kohësh dhe aktualisht është drejt përfundimit duke ju dhënë mundësinë👩‍🌾fermerëve dhe banorëve ujitjen e sipërfaqeve të mbjella, sidomos në stinën e nxehtë që jemi.☀️🌡️
💧1493 metra është gjatësia e kanalit i cili do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë së aktivitetit bujqësor të fermerëve të Piskovës. 🌾🚜
😍Punë të tjera na presin për sektorin e bujqësisë dhe zonat rurale.