Vitin 2022 e mbyllëm me vlerësimin e akorduar nga Këshilli Bashkiak, “Qytetar Nderi i Përmetit” për z. Ligor Shyti.
Ligori është njeriu i veçantë , i papërtuar dhe i kudondodhur kur bëhet fjalë për kauza apo aktivitete kulturore-artistike.
Ndaj dhe ky vlerësim është i mëse merituar, për shembullin dhe kontributin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovuesin e vlerave kulturore-artistike dhe mbi të gjitha, njeriun model dhe qytetarin human.