Sezoni i dimrit me shira dhe mot të paparashikueshëm, la pas problematika në rrugët e fshatrave të Njësive Administrative në Bashkinë Përmet.
Sektori i Rrugëve Rurale ka qenë gjithmonë në dispozicion të ndërhyrjeve në kohë për çdo problem të paraqitur.
Gjatë kësaj periudhe është mirëmbajtur rrjeti rrugor i rrugëve rurale përgjatë luginës duke vijuar puna për pastrimin e kanaleve dhe mirëmbajtjes rrugore në fshatra të tjerë të Njësive Administrative.
Puna vijon për ti kthyer rrugët në shërbim të fermerëve dhe banorëve.