Në ambientet e Qendrës Multifunksionale u promovua libri “Virtuozi Laver Bariu” i autorit Niko Mihali, një vepër që i kushtohet mjeshtrit të klarinetës shqiptare 🎼 që u bë zë i shpirtit të Përmetit.
Me poezi, këngë e valle nga vajzat tona të talentuara 💃 dhe me dashuri për trashëgiminë tonë muzikore 🎶, kjo ditë u kthye në një përkujtim të veçantë, në datëlindjen e Laver Bariut.
Në vitin kur Përmeti përgatitet të presë edicionin e tretë të Festivalit Ballkanik të Sazeve 🎤 që mban emrin e tij, ky libër vjen si një homazh për figurën që e ngriti sazen në majat e artit popullor 🏔️.