Mbrëmjen e djeshme patëm kënaqësinë të njihnim nga afër studiuesin, historianin dhe veprimtarin e dashur me origjinë përmetare z. Tanush Frashëri në promovimin e librit të tij më të ri “Relatat Italo-Shqiptare 1910-1939”.
Për publikun dhe artdashësit përmetarë, z. Frashëri solli të vërteta historike nga arkiva e pasur kërkimore që i dedikoi një jetë për ta realizuar.
Vlerësim për njeriun shumëdimensional që punën shumëvjeçare brenda dhe jashtë Shqipërisë e përktheu në pasuri për historinë dhe kulturën shqiptare.