” Të mos lëmë askënd pas” është një program  i përbashkët katërvjeçar i Kombeve të Bashkuara, i cili synon të fuqizojë personat vulnerabël në Shqipëri, në mënyrë që ata të kenë që të kenë qasje të barabartë në shërbimet publik dhe  të kenë një zë në vendimmarrjen publike . Ky program përputhet me vizionin e sektorit social të sapoformuar në Shqipëri, me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe aspiratat e vendit drejt integrimit në BE.

Ndërhyrja e projektit fokusohet në ofrimin e shërbimeve sociale në nivel lokal dhe kombëtar.  Programi ka një fokus të veçantë njerëzit me aftësi të kufizuara dhe komunitetet rome dhe egjiptiane që kanë nevojë për mbrojtje dhe kujdes social duke u mundësuar atyre që të kërkojnë dhe të kenë qasje më të mirë në sistem si dhe të kontribuojnë në përpjekjet për përfshirjen sociale. Paralelisht, projekti mbështet bashkitë dhe ofruesit e shërbimeve vendore për të ofruar shërbime më efektive dhe efikase dhe për të promovuar përfshirjen sociale.

Bashkia Përmet është një ndër përfituesit e këtij programi në katër projekte:

  1. Ndërtimi i një Qëndre Ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar- qëndra ka përfunduar ndërtimin dhe mobilimin. Qëndra ka filluar funksionimin dhe projekti po siguron mbështetje për trajnimin e stafit dhe funksionimin e Qëndrës deri në Korrik 2020.
  2. Hartimi i planit Social– asistencë teknike për hartimin e planit social, një detyrim ligjor për të aksesuar te fondi social. Plani social u miratua më 27.05.2019 me vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 46.
  3. Studime dhe ndërhyrje për kategoritë vulnerabile- U përzgjodhën 2 ekspertë të cilët në bashkëpunim me UNFPA zhvilluan trajnime informuese për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuar.
  4. Hartimi i një plani lokal “Buxhetimi për Rininë” me asistencën teknike të Observatorit të të Rinjve, mbaroi në fillim të 2019.