📍Në një takim të përbashkët me përfaqësues të programit #Romacted, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri #IRCA , shoqatës MKEZH dhe Bashkisë Përmet📄✍️u diskutua nga afër për zbatimin e projektit në kuadër të Programit Romacted II, financuar nga një projekt i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës🇪🇺.
📌Ndër të tjera u diskutua mbi asistencën për përmirësimin e përshkrimeve të punës dhe rregullores së brendshme të bashkisë.
🔚Në përfundim të takimit🤝u vizituan nga afër ambientet e Kopshtit Nr.2, ku projekti ka në fokus përmirësimin e cilësisë së shërbimit duke siguruar ℹ️informim, edukim për stafin dhe prindërit, mbi rëndësinë e higjenës personale dhe mjedisore.
➡️Gjithashtu ky projekt do të bëjë të mundur sigurimin e bazës materiale si tavolina ndërimi, lodra edukative, karrige ushqimi, kënd lojrash në ambientin e jashtëm etj. 🛝👫🧸🪀
📣Projekti po zbatohet nga Bashkia Përmet dhe shoqata MKEZH, duke siguruar shumë shpejt të gjitha shërbimet e përmendura mësipër.🇪🇺