Procedura e marrjes dhe shqyrtimit komenteve dhe rekomandimeve

 

  • Adresa postare/ elektronike për dërgimin e komenteve dhe rekomandimeve

Palët e interesuara, komentet dhe rekomandimet e tyre mund ti dërgojnë në info@bashkiapermet.gov.al, ose me postë në adresën Bashkia Përmet, Sheshi “Abdyl Frasheri”, Përmet.

  • Afatet për dërgimin e komenteve dhe rekomandimeve 

Në mbështjetje të nenit 15, të ligjit ne.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë komentet dhe rekomandimiet e tyre:
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit paraprak
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit e të konsultimit publik
•për akte të rëndësishme afati zgjatet deri në 40 ditë.

Komentet dhe rekomandimet, grumbulhohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, në mënyrë të strukturuar dhe transparente. Shqyrtimi i tyre, kryhet nga bashkia, e cila vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve. Nëse rekomandimet nuk janë pranuar, bashkia paraqet një përmbledhje të arsyeve të mospranimit.

  • Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe regjistrimit të takimit publik për takimet publike

Organi publik, në rastet kur e çmon të nevojshme dhe projektakti ka një rëndësi të veçant dhe ka një interes të lartë publik, përveç njoftimit të konsultimit publik, ai zhvillon dhe takime publike, ku marrin pjesë subjektet, grupet e interesit, ekspertët, OJF-të etj.

Në mënyrë që palët e interesuara të kenë kohë të përgatiten dhe të kenë mundësi të marrin pjesë në takim, organi publik duhet të bëjë njoftimin për takimin publik që do të zhvillohet, jo më pak se 20 ditë pune përpara takimit.

Bashkë me njoftimin për afatin, njoftimit i bashkangjitet informacion për vendin, datën dhe orën kur do të zhvillohet takimi, si dhe nië kopje e projektaktit që do t’i nënshtrohet konsultimit publik.

Takimet për konsultimin publik janë të hapura, ku çdo person i interesuar mund të marrë pjesë. Takimi drejtohet nga një përfaqësues i organit publik dhe organizohet sips rregullave të organit publik.Pjesëmarrësit kanë të drejtën të shprehin opinionet në lidhje me projektaktin dhe cështjet që janë në diskutim, duke respektuar rradhën dhe etikën në komunikim.

Giatë takimeve mbahet procesverbal, në të cilin regjistrohen pjesëmarrësit dhe diskutimet e gjithësecilit gjatë zhvillimit të takimit.Në praktikë mund të ndodhë që procesverbali të përfshijë vetëm pjesë të diskutimit, duke e paraqitur atë të shkurtuar në mënyrë të përmbledhur. Për të pasur një dokument më të plotë të diskutimit, rekomandohet që takimi të regjistrohet me audio ose video dhe ky veprim nuk bie ndesh me ligjin.

Takimi mund të regjistrohet edhe nëse organi publik e konsideron të nevojshme. Në këto raste, organi publik mund të vendosë që takimi të transmetohet dhe në mediat audiovizive publike Radio Tirana, Televizion Shqiptar, kanalet e tjerë në platformën dixhitale të këtij institucioni, ose qendrat radiotelevizive lokale tè RTSH. Ligji nuk parashikon transmetimin nq mediat private, por njëveprim i tillë  nuk është i ndaluar. Nèse mediat private kanë interes, ato mund të transmetojnë takimin.

  • Mënyrën e trajtimit të komenteve dhe rekomandimeve

Pasi palët e interesuara dërgojnë komentet/rekomandimet në mënyrën dhe adresën e përcaktuar nga organi publik, koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik mbledh të gjitha komentet dhe rekomandimet e dërguara nga palët e interesuara në mënyrë të strukturuar dhe transparente.

Pasi komentet/rekomandimet mblidhen bashkë, ato shyrtohen nga struktura përgjegjëse e organit publik. Pas shqyrtimit, organi publik vendos nëse rekomandimet do të pranohen ose jo, si dhe në çfarë mase do të pranohen. Në fund të procesit, organi publik harton një përmbledhje, në të cilën shprehet për rekomandimet/opinionet e marra në konsideratë dhe për arsyet pse rekomandimet e tjera nuk janë pranuar. Ky parim shtrihet njëlloj edhe në rastin e konsultimeve publike që zhvillohen.

Përmbledhja me arsyet e mospranimit i njoftohet palëve në një nga mënyrat e njoftimit të parashikuara në këtë ligj.Në praktikë mund të ndodhë që numri i rekomandimeve të jetë tepër i lartë nga një numër i madh personash të interesuar. Për shembull, në rastin e drafteve në kuadër të reformës në drejtësi, numri i rekomandimeve për një nen të caktuar ishte mbi 5, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri.Në këto raste organi publik mund të marrë kohë dhe të bëjë një përmbledhje për arsyet e mospranimit në grup të disa rekomandimeve. Ligji nuk parashikon që organi publik të përgjigjet ndaj çdo personi të interesuar, por vetëm të përgjigjet ndaj çdo rekomandimi. Në rastet kur rekomandimet janë të ngjashme në natyrë, pavarësisht ndryshimeve të vogla në modalitete, organi publik mund të japë një përgjigje të unifikuar. Më pas, i takon çdo personi të interesuar të identifikojë arsyet që përputhen me rekomandimet e dhëna nga vetë ai.

  • Mënyrën e dhënies së arsyeve për mospranimin e komenteve dhe rekomandimeve