Të dhënat e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik
Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Emër, mbiemër: Albion Naska
Email: albion.naska@bashkiapermet.gov.al
Adresa: Bashkia Përmet, sheshi “Abdyl Frashëri”, Përmet
Orari : E hënë – e premte, 08:00 – 16:00
Plani vjetor për procesin e vendimmarrjes me pjesëmarrje
- Aktet që do të konsultohen:
Në nenin 8 të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, janë parashikuar subjektet mbi të cilët shtrihen të drejtat dhe detyrimet që parashikon ky ligj.Subjektet e përfshirë në konsultimin publik, i klasifikojmë në bazë të llojit të tyre, detyrave, të drejtave dhe kompetencave që kane.Në lidhje me këto kritere, subjektet i klasifikojmë në dy kategori kryesore :
1.Organe publike
2.Individë dhe persona juridikë
Në ligj nuk specifikohet se cilat janë organet publike që kanë detyrimin për të zhvilluar procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik.Nëse i referohemi nenit 3, pika 6, të Kodit të Procedurave Administrative, me organe publike do të kuptojmë :
- Organe të pushtetit qendror
- Organe të pushtetit vendor
- Çdo organ i Forcave të Armatosura
- Entet publike
- Çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.
Në kuptim të ligjit për konsultimin publik, organ publik është çdo organ që nis procesin e hartimit të një projektligji, projekt-dokumenti strategiik, apo politike me interes të lartë publik. Nën petkun “organe publike” përfshihen disa institucione, por për të arritur në një analizë të drejtë, duhet të analizoimë se deri në çfarë mase detyrohen këto organe për të respektuar ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik, pasi jo të giithë institucionet kanë kompetenca për draftimin e akteve që i nënshtrohen konsultimit publik. Gjithsesi, ndarja në lloje nënkupton palët e procesit të konsultimit, që janë organet publike nga njëra anë dhe publiku nga ana tietër.
- Mënyra e konsultimit
Njoftimi për projektaktet që i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron
të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:
- a) me postë elektronike
- b) me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues
- c) me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale
- d) me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar.
Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.
- Afatet
- Struktura përgjegjëse
Plani vjetor për proçesin e vendimmarrjes me pjesmarrje për vitin 2021
Plani vjetor për proçesin e vendimmarrjes me pjesmarrje viti 2020
Plani vjetor për proçesin e vendimmarrjes me pjesmarrje viti 2018-2019
DISPOZITAT E BRENDSHME RREGULLATORE PER KESHILLIMIN ME PUBLIKUN
Kjo përfshin bërjen publike të:
- Procedurave, afateve dhe mënyrave të organizimit për cdo lloj formë/ konsultimi
-Çdo koment apo rekomandim i marrë gjatë procesit të konsultimit publik grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik të organit publik dhe pasqyrohet në proçesverbalin e takimit.
– Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve kryhet nga organi publik përgjegjës për hartimin e projektaktit.
– Organi përgjegjës apo përfshirës i problematikës, sygjerimit, etj së dhënë sinjalizohet me shkrim nga Koordinatori.
– Ky Organ vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga palët e interesuara të konsultuara,
- Strukturat përgjegjëse për aktet e detyrueshme për konsultim