Sot, në lulishten e Përmetit 🌺 i dhamë zë dhe vend të përhershëm një figure të paharruar të muzikës shqiptare 🇦🇱 mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariut 🎶
Përurimi i shtatores të tij 🗿 hapi zyrtarisht edicionin e parë të Vjosa Art Fest 🎭, duke na kujtuar se arti i vërtetë jeton përgjithmonë në zemrat e njerëzve ❤️
Në fjalën e saj, Kryetarja e Bashkisë 🗣️ u ndal te vepra e tij si një pasuri e vërtetë për Përmetin dhe për gjithë Shqipërinë 🌍
Na nderoi me praninë e tyre familja e Laverit 👨‍👩‍👧‍👦, të cilëve u shprehim mirënjohjen e thellë për këtë trashëgimi që i kanë dhuruar vendit 🙏
Faleminderit nga zemra Bledi Mane për mbështetjen e çmuar dhe përkushtimin pas këtij projekti 💪, si dhe skulptorit Alem Toska për dorën që i dha formë këtij kujtimi artistik ✨
Një falënderim i veçantë edhe për sponsorët që e bënë të mundur këtë nismë dinjitoze për Përmetin dhe artin shqiptar 👏🎨