
Të rinj

dhe pjesë e stafit të bashkisë Përmet mirëpritën përfaqësuesen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Marie Augouy

, Drejtorin e projektit “BE për Bashkitë”, Z. Elton Stafa, Zv. Drejtoreshën Entela Pinguli,kryetaren e Shoqatës për Autonomi Vendore Zj.Adelina Farrici, përfaqësues të Organizatës partnere në projekt CESVI, për përurimin e Qendrës Rinore “ Ollga Shuraja”financuar nga Bashkimi Evropian

përmes skemës së granteve
#EU4Municipalities.

Në një atmosferë të gëzueshme,së bashku me përfaqësuesen e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Zj.Marie AUGOUY zbuluam pllakatën përuruese dhe me ekipin e
#EU4Municipalities vizituam ambientet e reja të qendrës.
Një bisedë u zhvillua mes të pranishmëve

dhe të rinjve që do ta frekuentojnë qendrën dhe mbi rëndësinë e projekteve të prekshme për komunitetin.

Nën melodinë e këngës përmetare grupi i vajzave të valles

përshëndetën të ftuarit me entuziazmin për këto ambjente të reja kushtuar të rinjve.