📌Ditën e djeshme, në ambientet e 📍Pallatit të Sportit u zhvillua finalja e 🇦🇱Kampionatit Kombëtar U16 femra midis ekipeve The Roses (Përmeti) – Goga Basket .
ℹ️Një finale emocionuese ku ekipi jonë dominoi gjatë gjithë ndeshjes duke arritur rezultatin përfundimtar 93-40.
⛹️‍♀️Vajzat tona treguan një nivel të lartë të lojës nga ana teknike, taktike dhe shpirti i garës.
➡️Me pjesëmarrjen e Kryetares së Bashkisë, presidentit dhe sekretarit të FSHB ,antarëve të shoqatave të ekipeve pjesëmarrëse në kampionat u promovua puna që bëhet me moshat për të afirmuar talentet e reja në basketbollin për femra. 👏
🙏Profesori Et’hem Kaso, trajnieria Anila Çobo dhe vajzat përmetare na bënë sërish krenar.
🏆Me një fitore mëse të merituar, trofeu i shkoi ekipit të qytetit tonë dhe lojtarja më e mirë e aktivitetit M.V.P. u shpall lojtarja 🥇Aurora Dhedhes.
🏀Me ndeshjen e ditës së djeshme merr kuptim të plot shprehja “Basketbolli, sporti i vajzave kampione “. ❤️Përgëzime dhe fitore të mëtejshme ekipit dhe vajzave të talentuara !