24.05.2020
24 Maj 1944 Kongresi historik i Përmetit!
Pas restaurimit të pjesshem të sallës së Kongresit te Permetit nga Ministria e Kulturës në mjediset e brendshme të saj krijuam atë që i ka munguar prej 30 vitesh historisë së Përmetit, Muzeun e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lufta antifashiste është pjesë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve. Me këtë luftë shqiptarët u bënë pjesë e aleancës së madhe antifashiste, prandaj vlen të respektohet e t’i jepet vendi që i takon. Jemi munduar të grumbullojmë e të ekspozojmë gjithcka nga lufta partizane si: foto , dosje ,armë dhe sende të perdorura gjatë luftës. Dosjet e dëshmorëve ekspozohen pas shume vitesh harrese. Ato do të pasurohen në vijimësi me informacione te reja. Besojmë se me këtë muze modest i shtojmë një vlerë turistike Përmetit si dhe një kujtesë historike brezave.