Me afrimin e vitit të ri shkollor, po punojmë intensivisht që çdo shkollë dhe kopsht të jetë gati për nxënësit 👩‍🎓👨‍🎓 dhe mësuesit 👩‍🏫👨‍🏫.
Sot ndaluam në shkollën e fshatit Kutal, ku nisën punimet për lyerje dhe sistemim të ambienteve.
Punonjësit tanë do të vijojnë në të gjitha shkollat dhe kopshtet e qytetit dhe fshatrave për:
🎨 Lyerje dhe rregullime të ambienteve
🧹 Pastrim të sallave dhe oborreve
🏫 Përgatitje të mjediseve infrastrukturore
Jemi gati t’i presim vogëlushët dhe të rinjtë për një vit të suksesshëm shkollor! 📖