Kantieri i punimeve disa mujore tashmë ka përfunduar me sukses punimet për realizimin e urës në fshatin Kaludh.
Problemi i komunikimit ndërmjet fshatrave mori zgjidhje të përhershme dhe sigurisht i lë vend zhvillimit të zonës.
Ky investim ishte ndër më të rëndësishmit, i kërkuar nga banorët prej shumë kohësh dhe i bërë realitet falë mbështetjes me financim të qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Puna vijon me projekte dhe shërbime me fokus zonat rurale.