🏆Kupa e kampionit këtë vit shkon për skuadrën “Hashim Thaçi”, duke mbyllur kështu dhe edicionin e 4️⃣-t të organizimit të këtij kampionati.
📌Kampionati “Vjosa River Volley” ashtu si çdo vit, solli emocione jo vetëm për adhuruesit e këtij sporti por dhe pushues që kishin zgjedhur #Vjosën për tu freskuar.
🏐Ndryshe nga vitet e kaluara që skuadrat mbanin emrat e lagjeve të Përmetit, sivjet skuadrat janë emërtuar me emra personalitetesh nga 🇦🇱Shqipëria, 🇽🇰Kosova dhe 🇬🇷Greqia. Finalja midis skuadrave “Laver Bariu” & “Hashim Thaçi”, gjithashtu dhuroi spektakël për të gjithë të pranishmit. 😍
🏆Kupa ju dorëzua skuadrës fituese nga Kryetari Komitetit Olimpik z.Fidel Ylli. 🥇
🤝Faleminderit pjesëmarrësve që vendosni çdo vit gurë në themelin e kësaj tradite të bukur sportive.🙏
👏Urime fituesve, falenderim për organizatorët dhe mbështetësit duke lënë takim 🔜sezonin e ardhshëm. ❤️