Përgjatë muajit Korrik, vogëlushët e Përmetit i shpenzuan ditët e pushimeve në aktivitete plot ngjyra që kampi veror ofronte.
Ditët kaluan pa kuptuar dhe fëmijët e kampit Veror përmbyllën në një koncert festiv me këngë, valle e recitime një muaj të mbushur plot me aktivitete kulturore sportive e argëtuese. .
Përgjatë kësaj periudhe intesive fëmijët jo vetëm që iu larguan internetit por u informuan, argëtuan dhe mësuan të nderveprojnë me njëri- tjetrin me shokë që vinin nga mosha të ndryshme me përvoja të larmishme.
Ju urojmë të gjithë fëmijëve një verë të mbarë, shëndet të mirë dhe të jenë përherë të lumtur!