Sot zhvilluam një takim me përfaqësues të GIZ, ku u prezantuan hapat konkretë që po ndërmarrim për një sistem më të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve në qytetin tonë.
🔹 Është dhënë leja për ndërtimin e Qendrës Burimore të Mbetjeve, një hapësirë e dedikuar ku do të grumbullohen dhe përpunohen mbetjet e ndara në burim.
🔹 Në kuadër të këtij projekti, është sjellë një mjet që bën presimin e kartonit dhe plastikës, për t’i përgatitur ato për procesin e riciklimit nga kompanitë përkatëse.
🔹 Po ashtu, GIZ ka sjellë koshat e ndarë për plastikën dhe kartonin, të cilët do të shpërndahen së shpejti në pika të ndryshme të qytetit, për të lehtësuar procesin e ndarjes në burim nga qytetarët.
🌱 Ky është vetëm fillimi i një rruge të re për Përmetin, një qytet që kujdeset për mjedisin, riciklon dhe mendon për të ardhmen. Me bashkëpunim dhe ndërgjegjësim, çdo hap i vogël sjell ndryshim të madh!