📌Në kuadër të Programit Romacted II
Bashkia Përmet dhe shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim po implementon projektin, i cili ka si qëllim promovimin dhe trashëgiminë ndër breza të traditës dhe kulturës së komunitetit egjiptian.
➡️Një nga produktet e projektit janë 10 kostume popullore që do të pasurojnë qendrën kulturore dhe do të përdoren në aktivitete të ndryshme artistike.🎶
➡️Festivali 🎉i organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Egjiptianëve ishte një tjetër rezultat i projektit.
↪️Projekti vazhdon implementimin ⌛️duke vijuar me përmirësimin e shërbimit të ofruar në çerdhen dhe kopshtin Nr.2. 👩‍👧‍👧