Përveç investimeve të vazhdueshme që kemi bërë në ndërtimin e kanaleve të reja ujitëse, çdo fillim sezoni sigurohemi edhe për mirëmbajtjen dhe pastrimin e sistemit të vaditjes 🛠️.
Sektori i Bordit të Kullimit ka filluar punën për vendosjen në funksion të të gjitha sistemeve të vaditjes 🚿 në zonat bujqësore 🌾 të bashkisë.
Kjo do t’i ndihmojë fermerët tanë 👨‍🌾👩‍🌾 të kenë vaditje më të mirë dhe të rrisin prodhimin e tyre bujqësor 📈.
Kujdesemi për bujqësinë, sepse ajo është forca e shumë familjeve në zonën tonë! ❤️