Bashkia Përmet është ndër të parat që përfshihet në këtë iniciativë kombëtare, që do të kthejë zonat malore në qendra zhvillimi ekonomik, turizmi dhe bujqësie.

Zona e parë e shpallur prioritare pêr zhvillim: fshatrat Kanikol dhe Draçovë në Njësinë Administrative Çarçovë. Një zonë plotëson të gjitha kriteret sipas Ligjit nr. 20/2025 “Për Paketen e Maleve”: potencial për agro-turizëm, afërsi me rrugën kombëtare, infrastrukturë bazë të përmirësueshme, burime natyrore dhe kulturore, zhvillim të qëndrueshëm dhe pjesëmarrje aktive të komunitetit lokal.

Aplikoni përmes platformës dixhtitale E-Albania

Deri tani jané 54 aplikime, nga të cilat 34 janë për agro-turizëm, duke treguar interesin e madh për zhvillimin e kësaj fushe dhe mundësitë që ofron zona prioritare për zhvillim

Si ndihmon Bashkia:

Mbështet marrjen e miratimeve nga organet lokale dhe qendrore

Përshtat planet vendore me aktivitetet e propozuara

Siguron infrastrukturën bazë për zhvillimin e projekteve

Ju frojmë të aplikoni për zonën e shpallur si prioritare për zhvillim, dhe së shpejti do të propozojmë edhe zona të tjera zhvillimore për të sjellë më shumë mundësi dhe zhvillim për komunitetin.