➡️Sezoni turistik për këtë vit sapo ka nisur.
📌Tashmë është koha që detyrat e përditshme për pastrimin dhe gjelbërimin të përqëndrohen sistematikisht jo vetëm për qytetin por edhe në zonat rurale.
ℹ️Pastrim, gjelbërim, sistemim i mjediseve publike, shtimi i kontenierëve të mbetjeve nga qendra e qytetit, drejt çdo lagjeje dhe njësie administrative është prioritet i punës së Sektorit të Pastrim-Gjelbërimit, Mirëmbajtjes dhe administratorëve.
✅ Në punë çdo ditë për një Përmet të pastër dhe të gjelbëruar.