Pedonalja e Përmetit u kthye në arenën e talenteve të rinj ⭐, në një mbrëmje magjike ✨ ku muzika 🎶, moda 👗, piktura 🎨, poezia ✍️, sporti ⚽ dhe teatri 🎭, u bënë një!

Një spektakël i vërtetë 🌟, ku dy shkollat e qytetit, “Nonda Bulka” dhe “Meleq Gosnishti”, u përballën me pasion ❤️, krijimtari dhe shumë stil 💫.
Një aktivitet i organizuar nga katër përmetare si Bledi, Moza, Kozi dhe Arjana tri mësuese ✏️ dhe një gazetar 📰 me zemër të madhe për qytetin tonë. 🙏Ju falënderoj përzemërsisht për organizimin e këtij aktiviteti të bukur!
Miss & Mister Përmeti 2025 u shpallën me duartrokitje dhe emocione 👏
Afrovita Bejko dhe Geri Milo dy të rinj që sollën elegancën dhe vetëbesimin në skenë, duke përfaqësuar me dinjitet talentin e brezit të ri 🌹
Edhe pse ishte një konkurs 🏆 dhe shkolla Nonda Bulka u shpall fituese, për ne të gjithë fëmijët që morën pjesë nga të dyja shkollat janë fitues të vërtetë ❤️
Çmimet do të ndahen nesër me shumë respekt dhe dashamirësi për të gjithë 🎁, sepse kjo mbrëmje ishte një festë 🎉 e talenteve që na bashkoi të gjithë.
Ejani bashkë me ne të duartrokasim të rinjtë tanë që i japin zë artit dhe bukurisë së Përmetit 🫶!