Me lajmin e mirë mbi fillimin e punimeve për rikonstruksionin e bllokut të pallatevenë Lagjen e Re.
Ky projekt financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një nismë e rëndësishme, e cila përfshin ndërhyrje në fasadat e pallateve, veshjen e tyre me sistemin kapot,hidroizolim tarrace, sistemimin e trotuarit perimetral dhe piktura murale në fasada.
Kjo ndërhyrje do të filloj me hyrjet e para duke u shtrirë edhe në pallatet e tjera të bllokut të banimit.
Rikonstruksioni i pallateve do të ndihmojë në izolimin termik të tyre, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm që do të reduktojë konsumin e energjisë për ngrohjen e ambienteve.
Fasadat e pallateve, janë një tjetër iniciative që nxjerr në pah angazhimin për të punuar në shërbim të qytetarëve, punë e cila ka nisur dhe do të vijojë në blloqet e tjera të banimit.