⌛️Pritjes i erdhi fundi.
📌Pas hapave procedurialë, më në fund nisi puna për rikonstruksionin e rrugës kryesore 📍Spitali-Varrezat e qytetit.
👷‍♀️🚧Ky investim i rëndësishëm i Bashkisë Përmet i cili mbulohet me fonde nga të ardhurat e veta në pjesën më të konsiderueshme dhe pjesa tjetër si bashkëfinancim nga Këshilli i Qarkut, është investimi i shumëpritur nga komuniteti dhe veçanërisht nga banorët e kësaj pjese të qytetit.
⚠️🛣️Rruga do të ketë të gjithë parametrat urbanistik si asfaltim, trotuare, sinjalistikë dhe pritet të përfundojë shumë shpejt.
🗣️Një infrastrukturë e standartizuar dhe tërësisht e domosdoshme për qytetin tonë.
🤝Në shërbim të komunitetit çdo ditë me punë të mira .