Aulona Meshini, u lind në qytetin e Tepelenës më 19.08.1972.
Ndoqi studimet e larta në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokaster, ku u diplomua në degën Histori-Gjeografi me diplomë “Master i Shkencave” në Arkeologji dhe Administrim i Pasurive Arkeologjike.
Pas përfundimit të studimeve , punoi si mësuese në shkollën 9-vjeçare Dukaj-Tepelenë .
Në periudhën 1996-1997 si mësuese në shkollen 8-vjeçare Tepelenë , më pas në shkollën e mesme “Abaz Shehu” Tepelenë .
Në vitin 2002-2003 punoi si kujdestare në konviktin e nxënësve Përmet.
Prej vitit 2003 si mësuese në shkollën 9-vjeçare “Meleq Gosnishti ”Përmet, deri në shtator të 2019.
Mban kategorinë e parë të vlerësimit “Mësues Mjeshtër” me vlerësim excellent prej vitit 2017.
Aktualisht ushtron funksionin e Zëvendës Kryetarit të Bashkisë Përmet.
E martuar me 1(një) fëmijë.
FLORAND HASANI
Florand Hasani, u lind në qytetin e Përmetit më 14 dhjetor 1982.
Pas përfundimit të studimeve në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, dega Kontabilitet-Financë,në vitin 2005 punoi si Shef Finance në Zyrën Vendore të Punësimit -Përmet, për një periudhe 3 –vjeçare.
Në vitin 2008-2014 si Asistent-Drejtor në degën e Bankës ‘Societe General Albania’ Përmet , ku më pas morri postin e Drejtorit në periudhën 2014-2016.
Në janar të 2016-Qershor 2016 punoi si Koordinator në po të njëjtën Bankë.
Karriera e tij do të vazhdonte me postin e Oficerit të Kredisë në SH.K.K FED Invest në vitin 2016-2017 ku më pas do të merrte postin e Drejtorit në Zyrën Vendore të Punësimit Përmet deri në shtator të vitit 2019 për të ushtruar funksionin e Zëvendës Kryetarit të Bashkisë Përmet.
I martuar me 1(një) fëmijë.