Prej ditës së hënë, në fshatin Petran, lagjia Petran i Vjetër po zhvillohen punimet për asgjësimin e një masivi shkëmbor që përbënte rrezik për disa banesa.
Ky proces po kryhet në bashkëpunim me repartin e xhenjos, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe parandalimin e çdo dëmtimi të mundshëm.
Falë ndërhyrjes së specializuar dhe bashkëpunimit të ngushtë në terren, rreziku po eliminohet në mënyrë të kontrolluar, duke u dhënë qetësi e siguri familjeve të kësaj zone.
Siguria e banorëve mbetet përparësi e çdo veprimi tonë. 👷‍♂️🧱