Sektori i Rrugëve Rurale në Bashkinë Përmet, ka patur angazhim maksimal përsa i përket mirëmbajtjes së rrugëve rurale për vitin 2022.
Problematikat në çdo fshat të Njësive Administrative kanë qenë të ndryshme por ndërhyrjet janë realizuar në kohë.
Sektori është angazhuar kryesisht në sistemimin dhe përmirësimin e rrugëve lidhëse të fshatrave dhe Njësive duke zgjidhur aksesin aq të nevojshëm për banorët dhe fermerët.
Puna po vazhdon dhe do të vazhdojë në çdo fshat dhe Njësi të Bashkisë Përmet, për ti kthyer rrugët në shërbim të banorëve.