Tri netë që ndezën zemrën e Përmetit me këngë, valle e gëzim! 🎶💃🪗
Mikpritja jonë përmetare u tregua në çdo hap,qyteti u mbush plot, çdo bujtinë, hotel e shtëpi pritëse u kthyen në strehë të ngrohta për miq nga e gjithë Shqipëria e më larg.
Faleminderit nga zemra të gjithëve që ishin pjesë e kësaj feste dhe një mirënjohje e veçantë për të gjithë organizatorët që e bënë festivalin NONA të shkëlqejë! ❤️
Shumë familje u gëzuan me dhuratat që morën, pasi me kuponët që blinin kishin shansin të përfitonin surpriza të bukura.
Në festivalin NONA në Përmet, gëzimi nuk është vetëm me këngë e valle, traditë, por edhe me dhurata dhe momente të veçanta që i bëjnë netët magjike.
Na mbetet veç një premtim: Nona do të kthehet edhe më e bukur vitin tjetër! 🎉