Sot, në 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit.
Në kinema “13 Shtatori” u zhvillua një veprimtari përkujtimore kushtuar poetit të kombit simbolit të dashurisë për atdheun, dijen dhe gjuhën shqipe. 📖
Në këtë mbrëmje nderimi morën pjesë Prof. Përparim Kabo, historiani Kastriot Bezati, Ligoraq Riza, Sadik Shala, Neki Lulaj dhe Murat Bytyqi, të cilët ndanë reflektime mbi jetën, veprën dhe mesazhin e përjetshëm të poetit. 💬🇦🇱
Prof. Kabo e cilësoi Naim Frashërin si “një hero të muzës dhe të lirisë”, poetin që ndërtoi identitetin tonë kombëtar dhe mbolli dashurinë për atdheun në çdo varg.
Historiani Bezati foli për lidhjen e veprës së Naimit me historinë dhe rrënjët kulturore të Frashërit dhe Përmetit. 🏛️🌺
Gjatë aktivitetit u interpretuan poezi të Naimit nga aktori Ligoraq Riza, poeti Neki Lulaj dhe fëmijët e shkollave të Përmetit. 🎭📝
U prezantua gjithashtu nisma për vendosjen e datës 25 maj si Dita Mbarëkombëtare e Kulturës Shqiptare. Kjo nismë ka marrë mbështetjen e shumë figurave të shquara të artit dhe kulturës, dhe projekt-propozimi do t’i dërgohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Nga Përmeti, vendi i rrënjëve të Frashëllinjve, kujtojmë me krenari figurën e poetit që i dha Shqipërisë dritën e fjalës dhe dashurinë për dijen. 📚