🌌 Një mbrëmje ndryshe në kamping, nën qiellin plot yje ✨, me zëra të rinj nga gjithë Shqipëria dhe muzikë live nga i ftuari 🎤 këngëtari Lindi Islami.
♨️ Pas vizitës në llixhat e Bënjës, 🚣‍♂️ raftingut në Vjosë dhe netëve në natyrë, kampi u mbyll me atmosferë të ngrohtë 🔥 dhe energji pozitive 😊.
🙏 Faleminderit organizatorëve të Star Campers që zgjodhën Përmetin dhe sollën në qytetin tonë të rinj nga shumë vende të Shqipërisë dhe më gjerë 🌍.
🌿 Përmetin e gjejnë gjithmonë ata që kërkojnë natyrë, qetësi, aventurë dhe mikpritje!
💚 Mirë se vini sërish!