📌Mbledhja e Këshillit Bashkiak Përmet për 🗓️muajin Dhjetor, ishte ndër mbledhjet më të rëndësishme pasi ndër📃 Projekt/Vendimet e miratuara ishte dhe dokumenti më i rëndësishëm Buxheti i vitit 2024.�🗣️Pas konsultimesh me grupe interesi, komunitet dhe banorë në 📍Njësitë Administrative u votua 🖐️unanimisht Buxheti 2024 për Bashkinë Përmet.�👉Ky buxhet:
➡️Është përafërsisht sa buxheti fillestar i vitit 2023.
➡️Të ardhurat e planifikuara janë sa realizimi i të ardhurave të vitit 2023 duke e bërë këtë dokument tepër realist dhe shmang angazhime buxhetore të pafinancuara.
➡️Ky buxhet mundëson shlyerjen e detyrimeve të prapambetura plotësisht.
➡️Janë planifikuar Projektet me financim të huaj që shkojnë rreth 64 120 000 lekë, ku 71% e këtij fondi shkon për investime
➡️Është rritur fondi për mbështetje me bonus qiraje për familjet e pastreha
➡️Dhe më e rëndësishmja fonde për të nxitur zhvillimin ekonomik vendor nëpërmjet investimeve kapitale.
🤝Faleminderit për bashkëpunimin Komisionit të Ekonomisë dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
😍Çdo sektori dhe çdo qytetari të Përmetit do t’i ofrohet shërbimi dhe përkushtimi ynë!
ℹ️Duke patur si qendër të këtij buxheti interesin publik, ky buxhet do të na sjellë më afër pasi është buxheti juaj.