E ndërsa qyteti i gëzohej bardhësisë së dëborës, të rinjtë përmetar shpërndanë mesazhe të ngrohta dashurie në këto ditë të ftohta dimri.
Të rinjtë e Këshillit Rinor Përmet ndërmorrën një nismë kreative Ditën e të Dashuruarve, duke mbushur me dedikime dashurie në gjuhët shqip dhe anglisht shtyllat dhe trungjet e pemëve të qytetit .
Kjo nismë është pritur me dashamirësi nga qytetarët të cilët janë ndalur duke lexuar këto dedikime dhe vënë buzën në gaz.
Natyrisht që e ardhmja kërkon ide kreative dhe me rininë po krijojmë hapësira që mes të tjerash kanë edhe art. Nisma te tilla meritojnë mbështetje pasi i sjellin qytetit një atmosferë dhe pamje ndryshe.