Prej ditës së djeshme Ekipi Emergjencave në Bashkinë Përmet është angazhuar për menaxhimin në kohë të disa problematikave që solli stuhia dhe rreshjet e dendura të shiut.
Punonjësit e Mirëmbajtjes, Sektorit të Rrugëve Rurale dhe Zjarrfikses kanë punuar për zhbllokimin e rrugëve.
Problematika ka patur në akset rurale të Njësisë Administrative Frashër, në fshatin Bënjë në rrugë dhe në fushën e kamperave.
Ndërhyrje ka patur dhe në rrugët e lagjes Sede, lagjes së Re dhe fshatit Lipë.
Ekipet vijojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve.
Faleminderit punonjësve për punën dhe gadishmërinë e treguar.