Për një muaj me radhë, oborret dhe sallat e aktiviteteve u mbushën me zëra fëmijësh, me të qeshura, lojëra dhe krijimtari pa fund. 🖍️⚽🎨
Nga sportet te punimet artizanale, nga kërcimet tek tregimet me zë të lartë, çdo ditë solli diçka të re për fëmijët që zgjodhën të kalojnë pushimet në një kamp ndryshe, larg telefonave dhe pranë njëri-tjetrit. 📚🤝
Sot u ndamë me përqafime, këngë dhe emocione në një festë të vogël, si për të thënë: “Mirupafshim verë tjetër!” 🥰
Faleminderit të gjithë prindërve për besimin dhe një përqafim i madh për të gjithë fëmijët që e bënë këtë kamp kaq të bukur! 🌈