Drejtorët dhe Përgjegjësat e çdo sektori që veprojnë pranë Bashkisë Përmet, u mblodhën në takimin e përjavshëm me Kryetaren e Bashkisë, për të raportuar ecurinë e punëve dhe detyrave të caktuara.
Në takim secili nga sektorët raportoi progresin e arritur në zbatimin e detyrave me fokus secilën fushë por edhe bashkërendimin e punëve midis sektorëve tashmë që po hyjmë në 3 mujorin e fundit të vitit 2023 i cili përkon dhe me hartimin e Projekt Buxhetit për vitin e ardhshëm.
Qëllimi i këtyre takimeve është rritja e performancës dhe zbatimi i afateve sipas prioriteteve të secilit sektor.
Të gjithë së bashku kemi rol në shërbim të Përmetit, ndaj të bëjmë më të mirën së bashku.