21.01.2021
Në ambjentet e Bashkisë Përmet, në zbatim të Planit të Veprimit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër “Për marrjen e masave në përballimin e emergjencave civile dimërore”, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Bashkisë Përmet.
Duke marrë shkasë edhe nga situatat e krijuara si pasojë e shirave, mbledhja u përqëndrua në këto pika:
1️⃣ Organizimin dhe bashkërendimin e veprimeve me institucionet qëndrore në territorin e bashkisë.
2️⃣ Ngritjen e grupeve emergjente me forca dhe mjete për qarkullimin normal në rrugët rurale në çdo njësi administrative.
3️⃣ Monitorimin e lumit Vjosa , rezervuareve dhe përrenjëve kryesor.
4️⃣ Lajmërimin e komunitetit për marrjen e masave.
Nga pjesëmarrësit u raportua për punën e bërē në marrjen e masave dhe u tregua angazhimi i duhur për të zbatuar detyrimet ligjore për përballimin e situatave që mund të krijohen dhe paraqiten si emergjente.