Sot, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku u diskutuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për qytetarët dhe zhvillimin e bashkisë sonë.
📌 Rendi i ditës përfshinte:
✅ P/V: Për miratimin e marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta midis Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Akademia e Trajnimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Republikës së Shqipërisë (TALGA)
✅ P/V: Për miratimin e Strategjisë Vendore për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë në Bashkinë Përmet
✅ P/V: Për miratimin dhe zbatimin e Planit të Integritetit të Bashkisë Përmet për vitin 2025-2027
✅ P/V: Për miratimin e fondit të kushtëzuar për bllok ndihmës ekonomike, deri në 6%
✅ P/V: Për miratimin e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, muaji Gusht 2025
✅ P/V: Për miratimin e përdorimit të fondit rezervë për dhënie ndihme financiare
✅ P/V: Për një ndryshim në VKB nr.47 datë 02.06.2025 “Për miratimin e programit kulturor dhe argëtues për periudhën Shtator-Dhjetor 2025 dhe akordimin e fondit përkatës”