Dita botërore e librit bëri bashkë fëmijë, mësues prindër, shkrimtarë në sallën e qendrës multifunksionale në një aktivitet dedikuar librit.
Nxenësit e QKF recituan vjersha dhe lexuan pjesë nga librat e tyre të preferuar duke shprehur dëshirën dhe pasionin që kanë për leximin.
Nuk munguan as këshillat e mësuesve dhe përvojat e prindërve në lidhje me rëndësinë që ka libri në formimin emocional dhe edukativ të fëmijëve.
Shkrimtarët përmetarë si Ligor Shyti, Anila Mihali apo instruktorja e teatrit të fëmijëve Teuta Sadiku dhanë këshilla sesi duhet përzgjedhur një libër por iu përgjigjen edhe shumë pyetjeve të fëmijëve pjesmarrës.
Në fund të takimit lexuesve më të mirë të bibliotekave të shkollave iu dhuruan libra dhe një numër librash iu dhuruan edhe biblotekave të shkollave 9 vjeçare të qytetit.
Ky dhurim ishte në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi dhe zhvillimi i zonës përmes aktiviteteve” që shoqata Vjosa Explorer po zbaton.