Në ambientet e Qendrës Multifunksionale Përmet u zhvillua konsultimi publik për Strategjinë e Planit të Veprimit të Turizmit 2025-2030.
Pjesë e takimit ishin drejtues të institucionit , përfaqësues nga bizneset lokale, operatorë dhe guida turistike që operojnë në qytetin e Përmetit.
Gjatë konsultimit u bë një prezantim i përgjithshëm i Draft Planit mbi vizionin dhe objektivat për zhvillimin turistik të zonës tonë në vitet e ardhshme.
Banorë dhe drejtues të bizneseve ndanë mendimet dhe sugjerimet e tyre gjatë diskutimit për një zhvillim të qëndrueshëm dhe një plan sa më cilësor.
Draft Plani vijon të jetë i publikuar në faqen zyrtare të bashkisë: