Si çdo vit 24 Maj 1944 përkujtohet me krenari nga qytetarët përmetar si dita kur u mor vendimi i madh për ndërtimin e Shqipërisë së re dhe demokratike . Në nder të kësaj date të shënuar me gërma të arta në historinë e Shqipërisë , Kryetarja e Bashkisë Zj.Alma Hoxha me pjesëmarrjen e veçantë të ish Presidentit të Republikës Z.Alfred Moisiu , Deputetes së Qarkut Zj.Mirela Kumbaro, Prefektit të Qarkut Z.Odise Kote , Kryetares së Këshillit të Qarkut Zj.Lindita Rova vendosën buqeta me lule tek “Ushtari i Panjohur” në qendër të qytetit dhe realizuan një vizitë në sallën ku është mbajtur kongresi , në të cilën një pjesë e saj ,është kthyer në Pavionin e Luftës. Ky pavion është i hapur dhe mirëpret çdo ditë vizitorë.