18.09.2020

Fermerët e fshatit Strëmbec tashmë mund të vadisin tokat e tyre bujqësore falë investimit të Bashkisë Përmet në ndërtimin e kanalit vaditës në këtë zonë.
Kanali me gjatësi 3.5 km ju vjen në ndihmë banorëve të kësaj zone.
Bashkia Përmet shumë shpejt nis punimet për ndërtimin e Rrjetit Ujitës Bodar-Kutal.
Për vite me rradhë këto dy fshatra nuk kanë njohur sistem ujitje , gjë e cila ka ndikuar negativisht në ekonominë e fermerëve të kësaj zone.
Ky projekt sa strategjik dhe i nevojshëm për zhvillimin e bujqësisë, ndryshe nga projektet e realizuara për kanalet vaditëse , do të jetë një sistem ujitës i mbyllur ku vaditja do të bëhet me spërkatje , e kontrolluar me matësa për çdo përdorues, duke shmangur në këtë mënyrë shpërdorimin e ujit dhe mbrojtjen e terrenit.
Bujqësia është një ndër sektorët prioritarë të bashkisë e cila meriton vëmendje maksimale.
Shumë shpejt me projekte të tjera që do të lehtësojnë jetën e banorëve tanë.