📌Sot kishim kënaqësinë të mirëprisnim📍në Përmet, një event kushtuar kulturës dhe traditës 🎼muzikore greke.
➡️Në javën e kulturës greke, grupi Follorinës solli copëza ndjesish🇬🇷greke, me muzikën dhe vallet tradicionale greke.💃🎶
👉Eventin e përshëndeti dhe Konsulli Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Dimitris Sacharidis.
🤝Për fqinjësinë e mirë, bashkëpunimet dhe partneritetin në projekte të ndryshme por mbi të gjitha për emigrantët 😍përmetarë që kanë huazuar vlera kulturore nga populli grek, kjo mbrëmje merrte ngjyra nostalgjie dhe emocioni.
🇦🇱🇬🇷Shkëmbimi kulturave i shërben forcimit të miqësisë mes dy vendeve.