Projekti i Bashkive me Shfrytëzim Inteligjent të Energjisë 💡 u finalizua ditën e sotme, me inagurimin në një prej rrugëve të ndriçuara në kuadër të këtij projekti.
📍Pjesë e kësaj dite të rëndësishme ishte dhe pjesëmarrja e Zv/ Ambasadorit Zvicerian Z.Philipp Arnold dhe grupit përfaqësues të projektit SEMP në disa takimi të zhvilluara në kuadër të projektit.
Ky projekt u financua nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) 🇨🇭dhe solli një impakt pozitiv, energji të kursyer dhe rrugë të ndiçuara me sistem LED.💡
📌Angazhimi i stafit të Bashkisë arriti realizimin në kohë⌛️ të projektit dhe krijimin e një sistemi inteligjent të menaxhimit të energjisë në bashki.
✅Ky projekt mundësoi rehabilitimin e ndriçimit publik në 13 segmente rrugore të qytetit.
➡️Përmirësimi i menaxhimit bashkiak të energjisë dhe zvogëlimi i konsumit të saj, duke promovuar përdorimin e teknologjive energjitike inovatore dhe miqësore me mjedisin mbetet prioritet i punës dhe sfidave tona të përditshme.