- KRYETARËT E BASHKISË PËRMET NDËR VITE.
Me shndërrimet demokratike të viteve ’90, zgjedhjet e para pluraliste për postin e kryetarit të Bashkisë së Përmetit u zhvilluan në 26 korrik 1992. Këto zgjedhje i fitoi kandidati socialist Dhimitër Nasi. Edhe Kryetari i Këshillit u zgjodh nga rradhët e Partisë Socialiste. Në tabelën e mëposhtme jepen informacione për Kryetarët e Bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak ndër vite.
| Legjislatura | Kryetari | Forca Politike | Kryetar i Këshillit | Forca politike |
| 1992-1996 | Dhimitër Nasi | Partia Socialiste | Fredi Shuraja | Partia Socialiste |
| 1996-2000 | Spartak Kondi | Partia Demokratike | Lliko Londo | Partia Demokratike |
| 2000-2003 | Ani Kote | Partia Socialiste | Alma Hoxha | Partia Socialiste |
| 2003-2007 | Petrit Bregasi | Partia Socialiste | Josif Bushi | Partia Socialiste |
| 2007-2011 | Edmond Komino | Partia Demokratike | Mihallaq Capullari | Partia Republikane |
| 2011-2015 | Gilberto Jace | Partia Socialiste | Roland Beo (2011-2013) | Partia Demokratike |
| Ligor Thanasi (2014-2015) | Lëvizja Socialiste për Integrim | |||
| 2015-2019 | Niko Shupuli | Partia Demokratike | Miranda Habili | Partia Socialiste |
| 2019-2023 | Alma Hoxha | Partia Socialiste | Anila Mihali | Partia Socialiste |
| 2023-2027 | Alma Hoxha | Partia Socialiste | Anila Dhimitri | Partia Socialiste |

