Hapja e Sezonit Turistik 2026 – Përmet
Me ngjyrat, shijet dhe tingujt e traditës, Përmeti çel zyrtarisht Sezonin Turistik 2026! 

Në kuadër të projektit “Promovimi i turizmit në Vjosë mbështetur në traditat lokale”, do të zhvillohet një aktivitet festiv që sjell në vëmendje traditat, zakonet, kulturën, muzikën dhe produktet tipike të zonës. 


Një festë që lidh brezat, ruan dhe promovon identitetin lokal, duke përcjellë te vizitorët vendas dhe të huaj atë që e bën Përmetin dhe luginën e Vjosës një destinacion të veçantë: natyrën, traditën, shijet autentike dhe mikpritjen përmetare. 
Vjosa na bashkon me natyrën, tradita na lidh me rrënjët!
Përmet | Sezoni Turistik 2026, datë 25 Prill 2026 ora10:00
Ky Projekt u financua nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe zbatuar nga GVV Pro Përmet, me mbështetjen e Bashkisë Përmet.
#Përmet #SezoniTuristik2026 #Vjosa #Turizëm #Tradita #Kulturë #Mikpritje #PërmetAutentik #VisitPërmet #VjosaValley


